Endrit Thaçi kujton deklaratën e Bidenit: “Hashim Thaçi ishte George Washingtoni i Kosovës”

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka kujtuar 22 korrikun, datën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai publikoi një fotografi të ish-zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden me Hashim Thaçin, duke rikthyer në vëmendje një moment nga korriku i vitit 2010. “Një ditë para shpalljes së vendimit të GJND-së, më 21 korrik 2010: Zëvendëspresidenti Biden ia dha Babit titullin më të nderuar: ‘George Washingtoni i Kosovës’. Krenari pafund!”, ka shkruar Endrit Thaçi. Postimi i tij u publikua në 16-vjetorin e opinionit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili konfirmoi se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria dërgon një togë ushtarësh në brigadën shumëkombëshe të NATO-s në Rumani

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka miratuar projektvendimin për dërgimin e një toge nga Forcat …