Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga mediumi “Kallxo.com” që të sqarojë se kush është personi prapa profilit “Lule Gjeli”. Ai ka shkruar më tutje se “Publikimi i analizës nga profili famëkeq fiktiv “Lule Gjeli” në Kallxocom, medium që drejton Jeta Xharra, është alarm i frikshëm për shkelje të rëndë të standardeve etike dhe ligjore dhe ngre pikëpyetje serioze që meritojnë përgjigje të qarta dhe publike!”. Në emër të transparencës dhe llogaridhënies publike, i bëj thirrje BIRN Kosovës, Kallxocom, Internees Kosova dhe drejtoreshës Jeta Xharra që të sqarojnë publikisht këto çështje:
- Kush është autori me emrin “Lule Gjeli”?
- Çfarë bashkëpunimi tjetër kanë pasur me Lule Gjeli?
- Në cilën periudhë kohore ka bashkëpunuar me të, sa ka zgjatur ky bashkëpunim, a është paguar ajo/ai për publikimet e saj dhe me çfarë fondesh është paguar?
- A ka qenë ndonjë politikan i përfshirë në diskutimet gjatë angazhimit të Lule Gjelit në publikimin e “opinioneve” pro qeveritare?
- A do t’i kërkoni falje qindra viktimave, një prej të cilave jam edhe unë, për dëmin që u ka shkaktuar profili Lule Gjeli?, ka shkruar mes tjerash, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
