Mjekët këshillojnë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar sepse temperatura sot do të jetë lartë

Java nis me mot të paqëndrueshëm, të premten temperaturat arrijnë deri në 38°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka publikuar parashikimin e motit për javën 27–31 korrik, duke bërë të ditur se temperaturat do të shënojnë rritje graduale, ndërsa kulmi i të nxehtit pritet të premten, kur maksimalet do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius. Sipas IHMK-së, dita e hënë do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës mund të zhvillohen lokalisht duke sjellë reshje shiu, shkarkime rrufesh dhe mundësi për breshër në zona të izoluara. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 15 gradë Celsius në mëngjes, ndërsa maksimalet do të jenë 26–30 gradë. Të martën moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, me mundësi për reshje të izoluara kryesisht në zonat malore. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 32 gradë Celsius. Nga e mërkura pritet mot kryesisht stabil dhe me diell, me rritje të vazhdueshme të temperaturave. Minimalet do të zbresin deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 33 gradë.

Të enjten moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, me temperatura që do të lëvizin nga 29 deri në 36 gradë Celsius. Sipas parashikimit, dita më e nxehtë e javës do të jetë e premtja, kur temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama ndërpret marrëveshjen me BIRN-in për Grand Hotelin: Nuk mund të ketë privilegje pa transparencë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka ndërprerë marrëveshjen me …