Interesim rekord për verdiktin në Hagë, 278 aplikojnë, vetëm 67 do të lejohen të ndjekin shpalljen e aktgjykimit më 16 shtator

Interesimi për të ndjekur nga afër shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në gjykatën speciale në Hagë ka qenë i madh. Deri në mbylljen e afatit për aplikim, 278 persona kanë kërkuar të jenë të pranishëm në sallë më 16 shtator, datë kur pritet të shpallet verdikti. Megjithatë, vetëm 67 persona do të mund të marrin pjesë fizikisht në galerinë e publikut, për shkak të kapacitetit të kufizuar të sallës së gjyqit. Afati për aplikime u mbyll më 24 korrik në orën 16:00, ndërsa interesimi rezultoi edhe më i madh se ai i regjistruar gjatë fjalëve përfundimtare të mbajtura nga 9 deri më 18 shkurt të këtij viti. Në mesin e 67 personave që do të përzgjidhen për të ndjekur seancën do të përfshihen familjarë të të akuzuarve, përfaqësues të mediave, si dhe stafi diplomatik i Kosovës dhe ambasadave të akredituara në Hagë. Gjykata speciale pritet t’u dërgojnë përgjigjet aplikuesve në ditët në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Mjekët këshillojnë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar sepse temperatura sot do të jetë lartë

Java nis me mot të paqëndrueshëm, të premten temperaturat arrijnë deri në 38°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka publikuar parashikimin e motit për javën 27–31 korrik, duke bërë …