Ekipet në terren për sanimin e pasojave pas reshjeve të shiut

Pas reshjeve të dendura të shiut, veçanërisht në zonën urbane të Rahovecit, ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me kompanitë e kontraktuara, kanë dalë menjëherë në terren për pastrimin e rrugëve, largimin e materialeve të sjella nga reshjet dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Falënderojmë të gjitha ekipet për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, si dhe qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Për raste emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë:

– Ekipet Emergjente: 029 277 555

– Ekodrinia: 045 661 375

– Ekoregjioni: 044 417 823

Në terren janë të angazhuara edhe Policia e Kosovës, Inspektorati Komunal dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, të cilat po monitorojnë situatën dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …