DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh: SPAK-u, vlerësohet si shtylla kryesore në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri

Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes strukturës së tij OSAC ka publikuar raportin më të fundit për situatën në Shqipëri, ku vlerëson rolin e rëndësishëm të institucioneve të drejtësisë, veçanërisht të SPAK-ut, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa njëkohësisht evidenton sfidat që mbeten në sundimin e ligjit dhe transparencën institucionale. Raporti vëren se proceset zgjedhore në Shqipëri kanë shënuar përmirësime krahasuar me vitet e kaluara, duke qenë më të qeta dhe më të balancuara. Megjithatë, ai nënvizon se vazhdojnë të ekzistojnë shqetësime lidhur me financimin e fushatave zgjedhore, përdorimin e burimeve publike dhe polarizimin e klimës politike. Raporti rikujton se zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë historikisht të shoqëruara me shqetësime për ndikimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa thekson rëndësinë e vazhdimit të reformave për forcimin e integritetit zgjedhor. Në të njëjtën kohë, një mision i përbashkët ndërkombëtar vëzhgues, i përbërë nga OSBE-ja, Asambleja Parlamentare e OSBE-së, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Parlamenti Evropian, ka rekomanduar një reformë të plotë të sistemit zgjedhor në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria dënon deklaratat e Vuçiqit dhe Paunoviqit: Dialogu nuk ndërtohet mbi mohimin e krimeve të luftës

Deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se Kosova është pjesë e Serbisë, dhe të ministres …