Tri partitë më të mëdha politike të shqiptarëve në Mal të Zi, janë bashkuar

Tri partitë kryesore shqiptare në Mal të Zi do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 16 tetorit

Tri partitë kryesore shqiptare në Mal të Zi do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 16 tetorit, me qëllim, siç është thënë, unifikimin e shqiptarëve në këtë shtet. Nik Gjeloshaj, deputet i Alternativës shqiptare në përbërjen e deritanishme të Parlamentit, thotë se koalicioni shqiptar do të bashkëpunojë me cilëndo shumicë që do t’i respektojë kërkesat e tij. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Gjeloshaj thotë se nuk beson se opozita pro-ruse malazeze ka shanse të fitojë pushtetin, ndërsa flet edhe për çështjen e demarkacionit të kufirit Mali i Zi – Kosovë. Forca dhe Alternativa Shqiptare kanë qenë të vetmet subjekte të përfaqësuara me deputetë në mandatin e kaluar të Parlamentit. Unioni Demokratik i Shqiptarëve është po ashtu një parti që ekziston për më shumë se dhjetë vjet në Mal të Zi. Bëhet fjalë pra për tri subjekte kryesore, kyçe… Nga to, në Tuz del kryetari i parlamentit lokal, në Ulqin kryetari i komunës, pastaj dy deputetë, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Pra, kemi dashur t’i bashkojmë të gjithë shqiptarët përmes këtyre tri subjekteve që kanë mbështetjen më të madhe të popullit. Nuk e kemi menduar se kush do të jetë deputet, por me rëndësi është të dalim bashkë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-dialoguesja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, është kthyer kundër propozimeve të kryetarit Thaçi

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka kërkuar që kryeministri, Albin Kurti …