Brickos

Ministri Krasniqi në shtetin Iowa të SHBA-ve për një vizitë zyrtare

Ministri Krasniqi në shtetin Iowa të SHBA-ve për një vizitë zyrtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë mbështetjen për zhvillimin e mëtejmë të bujqësisë kosovare. Konfirmimin për këtë mbështetje e ka marrë edhe njëherë ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, i cili është duke qëndruar në shtetin Iowa të SHBA-ve për një vizitë zyrtare.

Gjatë kësaj vizite, në kryeqytetin Des Moines, ministri është takuar me Sekretarin për Bujqësi të Iowas, Bill Northey, si dhe Sekretarin e Shtetit të Iowas, Paul Pate, me të cilët mes tjerash kanë diskutuar edhe për hapat konkretë të bashkëpunimit mes dy shteteve, të cilat tashmë edhe janë të binjakëzuara.

“Gjatë këtyre takimeve kemi biseduar në veçanti për projekte të përbashkëta që mund të bashkojnë fermerët e të dyja shteteve, me qëllim të ndërtimit të komunikimit më të mirë të fermerëve dhe shoqatave të tyre nga të dyja vendet, për të sjellë pastaj edhe vizita të ndërsjella. Për të gjitha këto ne kemi gjetur përkrahjen e veçantë të këtij shteti e ku kemi marrë premtim edhe për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe mbështetje të mëtejmë për zhvillimin e bujqësisë në vend”, tha ministri Krasniqi.

Ministri Krasniqi, po qëndron në këtë vizitë zyrtare me ftesë të Sekretarit për Bujqësi të Iowas, ku gjatë këtyre ditëve ai pritet të takojë edhe drejtues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme të fermerëve të këtij shteti. Po ashtu, bashkë me Sekretarin Northey, ministri Krasniqi do të marrë pjesë në takimin vjetor të NASDA (Asociacioni Kombëtar i Departamenteve Shtetërore të Bujqësisë) në shtetin Nebraska, ku pritet të marrin pjesë mbi 40 Sekretarë të Bujqësisë së shteteve të ndryshme të SHBA-ve.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-dialoguesja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, është kthyer kundër propozimeve të kryetarit Thaçi

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka kërkuar që kryeministri, Albin Kurti …