Me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Malishevë është shënuar përvjetori i rënies së Dëshmorëve të Kombit Avdulla A. Morina, Muharrem H. Hoxha dhe Hazir S. Kryeziu.
Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, veteranë të luftës së UÇK-së, përfaqësues institucionalë, qytetarë, si dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, që bëri homazhe dhe nderoi sakrificën e tre dëshmorëve.
Homazhet u organizuan nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve në Malishevë, në bashkëpunim me OVL-UÇK dega në Malishevë dhe nëndegët Astrazup, Shkozë e Bubavec, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për veprën dhe sakrificën e Avdulla Morinës, Muharrem Hoxhës dhe Hazir Kryeziut, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës.