KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Presidenti duhet të zgjidhet deri më 4 tetor, posti nuk mund të mbahet pafundësisht nga ushtruesi i detyrës

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka vlerësuar se Kosova nuk mund të mbetet për një periudhë të pacaktuar me ushtrues detyre në postin e Presidentit, duke kërkuar respektimin e afateve kushtetuese për zgjedhjen e kreut të shtetit. Cakolli ka theksuar se Presidenti i ri duhet të zgjidhet më së largu deri më 4 tetor, duke kundërshtuar interpretimet që do të mundësonin zgjatjen e ushtrimit të detyrës përtej kufijve të përcaktuar me Kushtetutë. Dështimi i partive politike për të arritur konsensus nuk mund të përdoret si justifikim për tejkalimin e afatit kushtetues, e aq më pak për krijimin e një mandati të ri gjashtëmujor sa herë që zgjidhet një kryetar i ri i Kuvendit që ushtron edhe detyrën e Presidentit. Cakolli argumenton se një praktikë e tillë do ta zhvlerësonte vetë qëllimin e dispozitave kushtetuese, pasi partitë politike do të mund ta bllokonin zgjedhjen e Presidentit dhe, përmes ndryshimit të vazhdueshëm të kryetarit të Kuvendit, ta zgjasnin pafundësisht ushtrimin e detyrës së kreut të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Ibrahim Gashi

Historiani Ibrahim Gashi: Konsullata serbe në Shkodër nuk mund të arsyetohet vetëm me reciprocitetin

Historiani dhe ish-diplomati Ibrahim Gashi ka shprehur rezerva ndaj mundësisë së hapjes së një konsullate …