Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar ashpër ndaj çdo përpjekjeje për hapjen e proceseve të reja në Hagë kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, duke i cilësuar ato si përpjekje për shtrembërimin e historisë dhe cenimin e vlerave të luftës çlirimtare. Në reagimin e saj, OVL-UÇK thekson se iniciativa të tilla përbëjnë, sipas saj, manovra të revizionizmit politik, me synim kriminalizimin e një lufte të drejtë çlirimtare dhe minimin e themeleve të Marrëveshjes së Ohrit. “Luftëtarët shqiptarë paguan çmimin që siguroi dinjitet, barazi dhe stabilitet. Çdo përpjekje për ta njollosur këtë sakrificë është e papranueshme dhe përbën sulm ndaj së vërtetës historike”, thuhet në reagimin e organizatës. Ky reagim vjen pasi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, deklaroi se ka informacione për iniciativa që lidhen me Tribunalin e Hagës dhe me hapjen e çështjeve që kanë të bëjnë me UÇK-në.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
