Forumi i Intelektualëve në Shtime, më 3 gusht 2026, organizon tryezë kushtuar jetës dhe veprës së profesor Ahmet Qeriqit

Në kuadër të Panairit të Librit 2026Forumi i Intelektualëve të Shtimes organizon tryezën me temë “Portrete Krijuesish”, një aktivitet kulturor kushtuar jetës, veprës dhe kontributit shumëdimensional të profesor Ahmet Qeriqit në fushën e arsimit, publicistikës, letërsisë dhe çështjes kombëtare.

Aktiviteti do të mbahet të hënën, më 3 gusht 2026, duke filluar nga ora 18:00, në Bibliotekën e Qytetit në Shtime.

Tryeza do të hapet me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Forumit, prof. Banush Imeri, ndërsa gjatë programit do të mbahen kumtesa dhe vështrime nga personalitete të njohura të jetës akademike, letrare dhe kombëtare.

Programi i aktivitetit:

  • Abdyl Hajredini– “Portreti krijues i Ahmet Qeriqit”.
  • Dr. Sabit Syla– “Jeta dhe veprimtaria e profesor Ahmet Qeriqit – kontributi i tij në fushën e arsimit, publicistikës dhe çështjes kombëtare”.
  • Ruzhdi Jashari– “Rrugëtimi jetësor i Ahmet Qeriqit – angazhimi i tij në UÇK”.
  • Bedri Tahiri– vështrim letrar mbi romanet “Guri i Betimit” dhe “Betimi i Motrës”, duke trajtuar vlerat e tyre artistike, historike dhe kombëtare.

sKëshilli Organizativ i Forumit të Intelektualëve të Shtimes fton intelektualët, krijuesit, studiuesit, lexuesit dhe të gjithë qytetarët e interesuar të marrin pjesë në këtë veprimtari, e cila synon të nderojë dhe të vlerësojë kontributin e profesor Ahmet Qeriqit në kulturën, historinë dhe jetën kombëtare shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti paralajmëron zhvillim të rrezikshëm: Po tentohet rihapja e çështjeve të UÇK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se disponon informacione për iniciativa …