Disa fjalë po i thuri
për një burrë të rrallë si ari;
formën e jetës ka ndryshuar
por vlerën s’ia humb as varri.
Burrë i qetë e i vendosur,
sypatrembur si shqiponja;
fjalët për të s’ishin veç fjalë,
por histori shkruar me shkronja.
Lindi kur ndërronin çizmet,
por jo fytyra e robërisë;
u rrit me plagët e Kosovës,
e me etjen e lirisë.
Aty ku fjala ndalohej,
ai e mbolli si një farë;
me pushkë e libër në udhëtim,
për atdhe e për çlirim.
N’qelitë e errëta me lagështi,
prangat lidhën duart e tij
por zemrën nuk ia mposhtën kurrë,
Idealet i flenin në gji.
Kur krisma thërriste lirinë,
zëri i tij u bë kushtrim;
nga Radio Kosova e Lirë
jehonte fjala si betim.
Valët bartnin të vërtetën,
nga malet deri n’çdo vatër;
ku pushka mbronte tokën e dashur,
zëri i tij mbante shpirtin e natës.
Sot s’është emër, është udhë;
zë që s’doli n’pazar kurrë!
Mbeti shkëmb nëpër stuhitë,
Sikur ylli mbi flamur.
Se kush atdheut i del zot,
Nuk e tretë dheu se djeg baroti
Vitet ikin, ndërrojnë dhe stinët
Ai mbetet mot pas moti.
AUTOR
Benjamin Krasniqi
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
