Ish-kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Dardan Krasniqi, ka vazhduar kritikat ndaj kryetarit të Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, duke pretenduar se situata me korrupsionin brenda qeverisjes së tij i ka dalë jashtë kontrollit. Sipas Krasniqit, ai nuk beson se Kurti është i korruptuar për përfitime personale, por se nuk po arrin të kontrollojë zhvillimet brenda strukturave që drejton. “Albin Kurti ka thënë se jam bërë si prifti, veç po fali. Për një aferë të madhe korruptive, Kurtit i kanë thënë se pse nuk po reagon, dhe ai ka thënë se kam nisur të bëhem si prifti se nuk po mundem të reagoj”, deklaroi Krasniqi. Ai pretendoi se edhe krijimi i pozitës së Kryeprokurorit të ri të Shtetit lidhet me, siç tha ai, paaftësinë e Kurtit për të kontrolluar grupet brenda sistemit. “Situatën me korrupsion e ka jashtë kontrollit. Unë besoj se Kurti nuk është i korruptuar për vete, në kuptimin që ai merr. Por atij i ka dalë jashtë kontrollit”, u shpreh ai. Kurti ka një “mision tjetër politik”, duke pretenduar se kjo është arsyeja pse nuk merret me çështjet që ai i konsideron problematike. Krasniqi shtoi se, sipas tij, brenda Lëvizjes Vetëvendosje është krijuar një strukturë që ushtron ndikim në emërimet institucionale, duke përmendur edhe raste të tjera që, sipas tij, lidhen me këshilltarë dhe emërime në borde apo institucione shtetërore.
Screenshot
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
