Ramush Haradinaj: Nëna Azë, ishte shtyllë e fuqishme e organizimit çlirimtar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Nënën Azë Brahimaj në 28-vjetorin e rënies së saj heroike, duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm që ajo dha për çështjen e lirisë së Kosovës. Haradinaj ka shkruar se Nëna Azë ishte shtyllë e fuqishme e organizimit çlirimtar që në fillet e tij, ndërsa edukata e saj atdhetare u bë frymëzim për brezat e familjes Brahimaj që të jenë gjithmonë në shërbim të atdheut. “Në këtë përvjetor, nderojmë rënien heroike të nënës Azë, e gjithashtu sakrificën e nënës së saj Zize Syla dhe të rënëve të tjerë të 3 gushtit 1998, Idriz Gucati, Sejdi e Arif Kasumaj dhe Ukshin Hamza. Kjo ditë shënohet edhe me heroizmin e luftëtarëve Naim Bajraktaraj, Beqir Mehmetaj, Isa Balaj, Naim Gjukaj, Agim e Milaim Zekaj dhe Ruzhdi Haxhijaj”, ka shkruar ai. Haradinaj e ka përmbyllur mesazhin me nderimin për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. “Lavdi përjetë atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës!”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Krasniqi: Kurtit i ka dalë jashtë kontrollit situata me korrupsionin

Ish-kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Dardan Krasniqi, ka vazhduar kritikat ndaj …