Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë të ditur se partia e saj nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për poste ministrore në kuadër të diskutimeve me Lëvizjen Vetëvendosje. Ajo tha se në këtë fazë fokusi i LDK-së është zgjedhja e presidentit të vendit, pasi votat e kësaj partie konsiderohen të rëndësishme për këtë proces. Vetëm nëse arrihet pajtim politik për këtë çështje, sipas saj, mund të hapen diskutimet edhe për formimin e qeverisë. Lushaku-Sadriu shtoi se para ndarjes së përgjegjësive institucionale duhet të ketë dakordim për programin qeverisës, orientimet strategjike dhe prioritetet e shtetit. Ajo theksoi se takimi me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, synon të qartësojë pozicionet e palëve dhe të vlerësojë nëse ekziston hapësirë për
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
