Njëmbëdhjetë vjet pas votimit në Kuvendin e Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale, vazhdojnë debatet mbi arsyeshmërinë dhe rezultatet e këtij mekanizmi. Avokati Ardian Bajraktari vlerëson se pritjet e qytetarëve dhe institucioneve nuk janë përmbushur, duke e cilësuar procesin si të padrejtë dhe larg standardeve të drejtësisë ndërkombëtare. Sipas tij, vendimi për themelimin e Gjykatës ishte rezultat i presionit të madh të bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa lidershipi i asaj kohe zgjodhi alternativën që konsiderohej më pak e dëmshme për Kosovën sesa krijimi i një tribunali nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ku Rusia do të kishte ndikim edhe më të madh. Bajraktari kritikoi ashpër mënyrën se si ka funksionuar Gjykata Speciale, duke thënë se proceset janë zvarritur për vite të tëra dhe se mbështetja në prova të mbledhura nga Serbia, shtet që kreu gjenocid dhe spastrim etnik në Kosovë, e cenon besueshmërinë e saj. Ai shtoi se Prokuroria nuk ka arritur të argumentojë pretendimet për ndërmarrje të përbashkët kriminale, hierarki komanduese dhe qëllim për kryerjen e krimeve, prandaj pret që epilogu ndaj ish-krerëve të UÇK-së të jetë aktgjykim lirues.
Creator: Bram Vreugdenhil
|
Credit: Maarten Boer
Copyright: Bram Vreugdenhil
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
