GAP: Mesatarja e transparencës buxhetore të komunave shënon rritje

Instituti GAP ka publikuar raportin më të fundit për Indeksin e Transparencës Buxhetore të Komunave 2025, duke konstatuar një përmirësim të përgjithshëm të transparencës financiare në nivel lokal. Sipas gjetjeve, mesatarja e pikëve është rritur në 64.5, krahasuar me 61 pikë sa ishte një vit më parë.  Raporti tregon se 10 komuna kanë arritur vlerësimin maksimal prej 100 pikësh, ndërsa gjithsej 19 nga 38 komunat janë renditur me të paktën 89.5 pikë, duke reflektuar një nivel të lartë të publikimit të dokumenteve buxhetore dhe praktikave të transparencës. Në anën tjetër, komunat e Kllokotit, Leposaviqit, Parteshit, Shtërpcës, Zubin Potokut dhe Zveçanit nuk kanë grumbulluar asnjë pikë në këtë indeks.  Gjatë vitit 2025, komunat kanë publikuar 240 dokumente buxhetore, prej të cilave 133 kanë qenë raporte financiare. Po ashtu, në kuadër të planifikimit të buxhetit për vitin 2026 janë organizuar 119 dëgjime buxhetore me qytetarët, ndërsa 28 komuna kanë zhvilluar së paku katër dëgjime publike, siç parashihet nga praktikat e mirëqeverisjes.  Sa i përket formatit të publikimit, 76 për qind e dokumenteve janë bërë publike në formate të hapura si Excel dhe Word, ndërsa pjesa tjetër në PDF ose si dokumente të skanuara. Instituti GAP vlerëson se, megjithëse është shënuar progres i dukshëm në transparencën buxhetore, mbetet e nevojshme standardizimi i publikimit të dokumenteve dhe forcimi i mekanizmave të llogaridhënies në të gjitha komunat e vendit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

LDK: Nuk kemi kërkuar ministra, fillimisht duhet marrëveshje politike për presidentin

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë të ditur se partia e saj …