Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani kërkon largimin e forcave statike të KFOR-it nga Ura e Ibrit

Eksperti i sigurisë dhe ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka kërkuar që KFOR-i të heqë praninë e tij statike nga Ura e Ibrit në Mitrovicë, duke vlerësuar se institucionet e Kosovës tashmë kanë kapacitetet e nevojshme për ta garantuar sigurinë në atë zonë.  Përmes një reagimi publik, Ramadani theksoi se prania e përhershme e misionit të NATO-s në urë nuk përputhet me forcimin e sovranitetit të Kosovës. Sipas tij, përgjegjësia për ruajtjen e rendit dhe lirisë së lëvizjes duhet t’u kalojë plotësisht institucioneve vendore të sigurisë, veçanërisht Policisë së Kosovës.  Ai argumentoi se reduktimi i rolit operacional të KFOR-it në këtë pikë do të ishte një hap i natyrshëm drejt konsolidimit të autoritetit shtetëror, duke shtuar se misioni i NATO-s duhet të ruajë funksionin e tij strategjik dhe jo të mbajë prani statike në urë.  Ura mbi lumin Ibër vazhdon të mbetet një nga pikat më të ndjeshme në veri të Kosovës. KFOR-i ka përsëritur edhe më herët se mban prani të përhershme në këtë zonë për të garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet, ndërsa çdo ndryshim i rolit të tij lidhet me vlerësimet e sigurisë dhe mandatin që misioni ka në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

LDK: Nuk kemi kërkuar ministra, fillimisht duhet marrëveshje politike për presidentin

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë të ditur se partia e saj …