Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar kërkesëpadinë e Valbone Zukës dhe të palës së interesit Valbone Salihu, duke shpallur të paligjshëm dhe shfuqizuar në tërësi Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2026 për Procedurën e Gradimit të Zyrtarëve Policorë. Sipas aktgjykimit P.A.nr.16/2026, padia ishte ushtruar kundër Policisë së Kosovës. Gjykata vlerësoi se dispozitat e udhëzimit nuk ishin në përputhje me Ligjin për Policinë, cenonin parimet e meritokracisë dhe krijonin mundësinë që zyrtarët policorë të fitonin dy grada njëherazi pa përmbushur kriteret e përvojës. Me vendim është urdhëruar shfuqizimi i plotë i udhëzimit, ndërsa në aktgjykim thuhet se kundër këtij vendimi nuk lejohet ankesë, në bazë të Ligjit për Konfliktet Administrative.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
