Tryeza e organizuar, më 3 gusht 2026 nga Forumi i Intelektualëve në Shtime, kushtuar jetës dhe veprës së Profesor Ahmet Qeriqit, më ngrohu zemrën dhe më gëzoi pamasë. Njerëzit e mëdhenj kanë gjëra të përbashkëta. I bashkojnë idealet, misioni dhe puna në shërbim të Atdheut dhe të popullit të tyre. I tillë ishte Profesor Ahmet Qeriqi. E meriton të quhet edukator i masave.
Filozofi Niche theksonte: “Me të drejtë thuhet se një popull karakterizohet jo aq nga njerëzit e tij të mëdhenj, se sa nga mënyra se si sillet ndaj tyre.” Mirënjohja, respekti, vlerësimi për Profesor Ahmet Qeriqin e të tjerë si ai nuk duhet të vdesin kurrë!
Me këtë rast i uroj Forumit Intelektual në Shtime punë të mbarë dhe suksese për mbrojtjen dhe evidentimin e vlerave më të mira të Kombit Shqiptar! Një shembull që duhet ndjekur e mbështetur nga të gjithë në vazhdimësi…
- Profesor Ahmet Qeriqi – intelektual hero, me integritet të lartë profesional e moral
Studimet e botimet e tij lidhen me problemet themelore të Kombit, me prejardhjen e shqiptarëve, autoktoninë e tyre, me historinë e kulturën, me identitetin kombëtar, me luftërat dhe përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi dhe të drejtat kombëtare.
Ishte njeri i ditur, erudit, me interesa të gjera shkencore: historian, shkrimtar, publicist, pedagog, studiues, kritik letrar dhe njohës i disa gjuhëve të huaja.
Analiza intelektuale, përgjegjësia intelektuale, guximi intelektual, parashikimi intelektual – janë ADN-ja e punës së Tij.
Niche thotë se autori duhet të mbyllë gojën, kur hap gojën vepra e tij. Gjithçka Profesor Ahmet Qeriqi na e tha me veprën e Tij. Një fjalë e urtë thotë se jetova aq sa punova. Askujt më shumë se Profesor Ahmetit nuk i shkon për shtat kjo. Në fund të fundit, gjithë zotësia e njerëzve nuk është tjetër, veçse një përzierje durimi dhe kohe. Një njeri nuk është më shumë se një tjetër, në qoftë se nuk punon më shumë se një tjetër.
Dënimet, burgjet e egra serbe, sëmundja e rëndë dhe e gjatë nuk e mposhtën për asnjë çast, Ai punoi deri në minutat e fundit të jetës. Për Profesorin zona e rehatisë është armiku i suksesit. Një zonë rehatie është një vend i bukur, por asgjë nuk rritet atje.
Ishte njeri i sakrificës. Përqendrimi, vullneti i hekurt, vendosmëria – ishin elemetnët thelbësorë të arritjeve të Tij.
Për Profesor Ahmet Qeriqin politika është mision, ide, fantazi, ndjenjë, ndershmëri dhe përkushtim qytetar.
Frojdi mbron idenë se nënshtresat e shumta të shpirtit, të vetëdijes e të pavetëdijes që drejtojnë personalitetin, sjellin si pasojë që njeriu të kërkojë maksimumin nga jeta ose të paktën një dimension më tepër që i mungon këtu në tokë. Këtë e arriti dhe e realizoi Profesor Ahmet Qeriqi.
Profesor Ahmet Qeriqi, njё intelektual që e mbrojti me mençuri, urtёsi, vendosmёri dhe guxim tё madh çёshtjen shqiptare, kombin shqiptar
Sa mё shumё kalojnё vitet dhe studiohet vepra e tij, aq mё shumё vlerёsohet ai:
- Zёri i tij ёshtё zёri i ndёrgjegjes sё shqetёsuar kombёtare.
- Bёri thirrjen e kohёs nё botimet e tij.
- Nё tёrё qenien e tij njerёzore ёshtё i personalizuar kombi shqiptar. Ideali dhe liria e kombit janё mbi tё gjitha.
- Sa shumё jetё, sa shumё fate, sa shumё tragjedi, sa shumё liri dhe sa shumё shpresё ka nё jetёn e tij.
- Pёr tё liria ёshtё dinjitet dhe dinjiteti ёshtё gjithashtu liri. I beson vetёm njё filozofie politike: sistemit tё dijeve kombёtare.
- E prezantoi dhe e mbrojti çёshtjen shqiptare nё arenёn ndёrkombёtare nё mёnyrё tё shkёlqyer. Është mbrojtës i të vërtetës së historisë e të Kombit Shqiptar.
- Besoi nё misionin e kombeve tё vegjёl.
- Tё drejtёn e bashkimit kombёtar e quan njё tё drejtё natyrore, shekullore qё askush nuk mund ta pengojё. Çёshtja kombёtare ёshtё ylli polar pёr tё.
- Mesazhet qё pёrcjell mendimi i tij politik e filozofik janё tё shumta:
- lirinё kurrё nuk mund ta fitojnё, ata qё nuk e kanё nё gjak dhe nuk e kuptojnё dhe ndjejnё çfarё ёshtё ajo,
- pёrpjekja pёr arritjen e drejtёsisё historike tё njё kombi ёshtё njё betejё e shenjtё kombёtare,
- tё ndjekёsh qёllimin do tё thotё tё pёrgatitesh pёr njё betejё, jo tё lehtё e pa pasoja nё rrugёt e sfidave tё jetёs,
- tё ekzistosh do tё thotё tё jetosh, t’i japёsh kuptim jetёs, tё mos ikёsh pa bёrё asgjё e pa lёnё diçka tё dobishme,
- liritё themelore tё njeriut pa lirinё etnike nuk kanё kuptim. Vetёm liria mund t’i ruajё shoqёritё demokratike nga rruga e rёnies, si edhe t’i bёjё ato fitimtare, nёse i luftojmё dukuritё e tyre tё kёqija.
- Çdo çast i jetёs sё tij ka njё qёllim, janё thirrje, kushtrim, program pune pёr shqiptarёt e Kosovёs, si tё fitojnё ata lirinё, pavarёsinё dhe ta bёjnё vendin e tyre njё vend me tё vёrtetё europian.
Shkrimtari gjerman Bertolt Brecht pёrshkruan nё veprat e tij fantazmat e pёrgjakshme. Kundёr fantazmave të pёrgjakshme serbe luftoi Ahmet Qeriqi pa u tёrhequr pёr asnjё çast nga pozicioni i tij luftarak e pa u frikёsuar nga pasojat qё do tё ketё. Gёte thoshte se pёrpara njeriut vrapon emri i tij. Kёshtu ka ndoshur edhe me Profesor Ahmet Qeriqin … Nderimi pёr tё ёshtё dinjiteti ynё.
Kur shkruaj pёr tё mё kujtohen vargjet e poetit tё famshёm amerikan Walt Whitman:
“Po s’mё gjete dot menjёherё, mos u dёshpёro,
Po s’mё gjete dot nё njё vend, kёrkomё nё njё tjetёr,
Diku jam ndalur e po tё pres”.
Profesor Ahmet Qeriqi është i pavdekshëm në mesin tonë.
Epilogu
Erick Fromm thoshte se njeriu mund të jetë i sigurtë në vetvete, nëse i përmbush ato që i kanë pritur të tjerët prej tij. Profesor Ahmet Qeriqi eci i sigurtë në trasenë që shtroi për një gjysmë shekulli. Me shumë besim te vetja, me vendosmëri, kurajo dhe përkushtim.
Kurajo, sipas psikologëve s’është një akt i izoluar, një impuls i momentit. Është një aksion komplet dhe kompleks, i cili duhet ndjekur deri në qëllimin final. Kurajo s’është vetëm virtyti i të filluarit të një pune, por i të vazhduarit më tej, i të kompletuarit dhe i të parit të gjërave larg. Nisur nga kjo vizioni i Tij ishte i qartë, vizioni për Kosovën demokratike, të lirë, të pavarur, të zhvilluar e të bashkuar me Shqipërinë.
Mesazhet e Nënë Terezës: “Jeta është dhimbje – përballoje! Jeta është tragjedi – kaloje! Jeta është këngë – këndoje! Jeta është jetë – jetoje!” – ishin lajtmotivi i pnës dhe i jetës së tij.
Vdiq i lumtur se e pa Kosovën të lirë, të pavarur, shtet të njohur ndërkombëtarisht. A nuk thoshte Aristoteli se të jesh i lumtur do të thotë të jesh i mjaftueshëm në vetvete.
Aspirata, ëndrra dhe amaneti i Tij për bashkim kombëtar do të bëhen realitet një ditë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
