PDK promovon raportin e GAP-it për transparencën buxhetore, por rezultatet po përdoren për kapital politik

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar rezultatet e Indeksit të Transparencës Buxhetore të Komunave për vitin 2025, të hartuar nga Instituti GAP, duke i paraqitur ato si dëshmi të “standardit më të lartë të qeverisjes” në komunat që udhëhiqte. Sipas raportit, Ferizaj, Kaçaniku, Mitrovica e Jugut, Prizreni dhe Vushtrria janë vlerësuar me 100 pikë, ndërsa Hani i Elezit me 97, Drenasi me 95 dhe Skenderaj me 92.5 pikë. PDK thekson se mesatarja e tetë komunave të saj ishte rreth 98.1 pikë, krahasuar me mesataren kombëtare prej 64.5 pikësh. Megjithatë, mënyra se si po interpretohen këto rezultate ka nxitur dilema, pasi Indeksi i Transparencës Buxhetore nuk mat performancën e përgjithshme të një komune, nivelin e zhvillimit ekonomik, cilësinë e investimeve apo efikasitetin e shërbimeve publike. Raporti i Institutit GAP vlerëson kryesisht transparencën institucionale, përkatësisht nëse komunat publikojnë dokumentet buxhetore, kontratat, subvencionet, raportet financiare dhe informacionet e tjera të kërkuara, si dhe nivelin e përfshirjes së qytetarëve në procesin buxhetor.  PDK ka veçuar edhe faktin se Mitrovica e Jugut, e cila gjatë vitit 2025 udhëhiqej nga kjo parti, ka marrë 100 pikë, duke argumentuar se ky rezultat i takon qeverisjes së saj për periudhën që mbulon raporti. Partia gjithashtu ka theksuar përmirësimin e Ferizajt, i cili nga 47.5 pikë në vitin 2024 ka arritur në 100 pikë në vitin 2025, ndërsa komunat e tjera të udhëhequra nga PDK-ja kanë ruajtur ose konsoliduar rezultatet e larta.

Kontrolloni gjithashtu

Rigjykimi i katërt Ahmeti dhe Vllasaliu dënohen me nga 17 vjet burgim për vrasjen e N.S.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Arlind Ahmetit dhe Agron Vllasaliut në …