Pesë përfaqësues të Listës Serbe ftohen nga Prokuroria për intervistim

Igor Simiq, Ivan Zaporozhac, Ivan Todosijeviq, Zoran Todiq dhe Vasilije Tomasheviq, përfaqësues të Listës Serbe, janë ftuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës që të japin deklaratat e tyre më 13 gusht, në cilësinë e të pandehurve. Ata dyshohen për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, ka konfirmuar se pesë persona janë ftuar për intervistim dhe se rasti është ende në hetime. “Mund të konfirmojmë që pesë (5) persona janë ftuar për intervistim në cilësinë e të pandehurve, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Rasti është në hetime”, tha Preteni.

Kontrolloni gjithashtu

Sala Jashari: Katër muaj pa terapi për një paciente me kancer

Deputetja e PDK, Sala Jashari, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben …