Ramush Haradinaj kritikon Albin Kurtin: Kërkohet bashkëvendimmarrje

Ish-kryetari dhe deputeti i zgjedhur nga radhët e Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se nuk është i interesuar për ndarjen e pushtetit dhe vendimmarrjes. Duke folur para Kuvendit, Haradinaj tha se rezultati zgjedhor kërkon bashkëvendimmarrje, pasi sipas tij, partia fituese nuk ka marrë shumicën e nevojshme për të vendosur e vetme. “Qytetari ka votuar, populli ka votuar, sot jemi deputetë të zgjedhur. Ky rezultat kërkon bashkëvendimmarrje ose vendimmarrje të përbashkët”, tha Haradinaj. Ai kritikoi Kurtin duke thënë se opozitës po i ofrohet vetëm pjesëmarrje në pushtet dhe jo rol në vendimmarrje. “Kurti po i kërkon të gjitha situatat ose pozitat, ose institucionet vendimmarrëse për vete dhe në njëfarë mënyre po synon me e poshtëruar opozitën duke i ofruar vetëm përfitime të pushtetit”, deklaroi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sala Jashari: Katër muaj pa terapi për një paciente me kancer

Deputetja e PDK, Sala Jashari, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben …