Smajl Latifi: Në kuadër të Muajit të Mërgatës, Rahoveci u bë pikëtakim i ideve, partneriteteve dhe mundësive të reja për zhvillim ekonomik

Në kuadër të Muajit të Mërgatës, sot, Rahoveci u bë pikëtakim i ideve, partneriteteve dhe mundësive të reja për zhvillim ekonomik.

Në sesionin e II-të të Forumit Ekonomik Rahoveci 2026, pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me bizneset vendore dhe bashkatdhetarët tanë në takimet B2B, ku u diskutuan mundësitë konkrete për investime, për bashkëpunim dhe për nisma që i japin një shtysë të re zhvillimit të komunës sonë.

Mërgata jonë është një nga asetet më të çmuara të Rahovecit. Për këtë arsye, prezantuam edhe nismën për themelimin e Drejtorisë për Investime dhe Mërgatë, e cila do të krijojë një urë të fortë bashkëpunimi dhe do të lehtësojë investimet në komunën tonë.

Jam i bindur se, duke bashkuar potencialin e bizneseve tona me përvojën, idetë dhe kapitalin e mërgatës, do ta bëjmë Rahovecin edhe më të zhvilluar, më konkurrues dhe me më shumë mundësi për çdo qytetar.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Mentor Malokun

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Shërbime …