Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha i bashkohet qëndrimit të prof. Ibrahim Shalës: Kushtetuta duhet ndryshuar

PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT DUHET NDRYSHUAR KUSHTETUTA

Bukur e keni shkoqitur dhe e keni spikatur shkakun dhe pasojat, Prof. Ibrahim Shala!

Vetëm të lejojmë të shkojmë më thellë: kush e përpiloi këtë Kushtetutë, kush ishin “ekspertët”? A mos vallë ishin ata që në vitet 1989-1990 ishin përzgjedhur ta përpilonin Kushtetutën e rrënimit të Autonomisë, që ta bënin atë që impononte Milloshi!

S’është e çuditshme, sepse EULEX-i, UNMIK-u e ndërkombëtarët i lejonin të punonin në Gjykata vetëm ata që kishin përvojë në regjimin pushtues jugosllav!

Gjyqtarët, prokurorët si dhe të tjerët të punonin vetëm me ligjet e ish-Jugosllavisë!

“Ekspertët” të këtillë e përpiluan dhe imponuan Kushtetutën e gjymtë!

Këtu nuk është vetëm çështja e Presidentit që ju e keni sqaruar bukur! Por janë lënë vakume të pakrahasueshme në fushën juridike, atëherë kur ushtruesit e detyrës së Qeverisë janë deputetë; asgjë nuk i ndalon dhe asgjë nuk u jep të drejtë të jenë edhe deputetë, edhe ushtrues detyre!

Kjo, nëse do t’i ndalonte të mos jenë ushtrues detyre, kush do të ishte në atë detyrë? A do të guxonim ta lëmë vakant këtë pozitë të rëndësishme dhe të domosdoshme për popullin dhe shtetin? Kush kujt do t’ia dorëzonte detyrën?

Anomalia tjetër: ndalimi i së drejtës për referendum, kjo normë që është e drejtë universale në gjithë botën; pastaj e drejta e përfaqësimit dhe e vendimmarrjes në Parlament e komunitetit serb, me një privilegj që dëmton substancën e funksionimit të shtetit demokratik!

Po ashtu, ndarjen e komunave njëetnike, ndarjen e ekstra-territorialiteteve për kishat ortodokse, që dikur ishin shqiptare, tani u njohën si kisha serbe!

Me nen të veçantë, mos me u bashku me Shqipërinë!

Si dhe, më eklatantja nga ajo që solli lirinë e çliroi Kosovën – UÇK-ja, nuk e futën normë kushtetuese; edhe më keq, nuk u njoh, as nuk u përcaktua me Kushtetutë dita e Çlirimit!

Ju, zoti Ibrahim, keni shumë të drejtë kur thoni që nuk kanë arsye të frikohen mos po kapet shteti dhe tana institucionet!

Ajo gjendje hipotetike do ta ndryshonte Kushtetutën dhe kjo dikujt po i dhemb shumë, sepse lënia e përçarjes i sundon më lehtë shqiptarët!

Për ta ndryshuar këtë gjendje duhet referendum, ky është i ndaluar nga “ekspertët”! Ose duhet bërë një marrëveshje për Qeveri të Unitetit Kombëtar! Apo të krijohet ndonjë forcë rrënuese e dhunshme, për t’i prurë në vend gjërat që i do populli, që është sovrani!

Uroj të mos vihemi deri në ndonjë konflikt të brendshëm civil! Nuk i duhet gjakderdhje këtij populli të shumëpërgjakur!

Respekt, Prof. Shala!

Kontrolloni gjithashtu

Halit Coka

Lutfi Coka: Arkitektët e Shqiperisë pa shqiptarë

Nëse do ta prishësh një popull ose një shtet, ose nëse nuk do ta lësh …