Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka kritikuar ashpër ish-presidenten Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si një figurë vetëm për “sy e faqe”. Sipas tij, Osmani ka qenë një udhëheqëse që ka folur “vetmeveti” dhe nuk ka kryer asnjë punë me rëndësi gjatë mandatit të saj. sHaliti theksoi se skena politike aktuale vuan nga mungesa e një figure konsensuale që do të mund t’i afronte partitë politike dhe të punonte në atë drejtim. I pyetur për kapacitetet e PDK-së për këtë post, ai pohoi se partia e tij ka figura mjaft të rëndësishme që mund ta ushtrojnë atë detyrë, por pranoi se kandidatët e PDK-së nuk do të merrnin kurrë votat e Lëvizjes Vetëvendosje.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
