Jovan Despotoviq hedh poshtë idenë për devijimin e lumit Ibër

Devijimi apo ndryshimi i rrjedhës së lumit Ibër është një sipërmarrje e paimagjinueshme inxhinierike, e cila nuk ka asnjë lidhje me logjikën e shëndoshë dhe nuk do t’i sillte asnjë përfitim asnjë palëve. Kështu është shprehur inxhinieri civil dhe profesori në Fakultetin e Inxhinierisë Civile, Jovan Despotoviq, për gazetën “Vreme”, duke e cilësuar idenë për ndërhyrje në këtë rrjedhë ujore si të papranueshme në çdo aspekt. Sipas profesorit Despotoviq, nga pikëpamja e hidroteknikës dhe menaxhimit të ujërave, një projekt i tillë është krejtësisht i pakuptimtë. Ai thekson se asnjë autoritet apo ekspert në botë nuk do të lejonte zhvendosjen e Ibrit, duke supozuar se pohime të tilla mund të jenë bërë vetëm në mënyrë metaforike dhe jo si plane konkrete inxhinierike. Përveç pamundësisë teknike, inxhinieri serb nënvizon se ekzistojnë pengesa të pakapërcyeshme ligjore në nivel ndërkombëtar: E drejta e Bashkimit Evropian: Ibri bën pjesë në pellgun e Danubit, çka e bën çdo ndryshim të papranueshëm sipas kuadrit ligjor të BE-së për ujërat. Konventat Ndërkombëtare: Si rrjedhë ujore ndërkombëtare që buron në Mal të Zi, kalon përmes Serbisë dhe hyn në Kosovë, ajo rregullohet nga Konventa e UNECE-së për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Rrjedhave Ujore Ndërkufitare. Kjo konventë obligon shtetet për përdorim të arsyeshëm dhe bashkëpunim ndërshtetëror.

Kontrolloni gjithashtu

Ferit Hoxha i drejtohet Gjuriqit: “Uji është jetë, ai nuk mban pasaportë”

Kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha i është përgjigjur deklaratave të homologut serb, Marko Gjuriq, duke kërkuar …