Luljeta Abdullahu: Atëherë ai ishte ende mes nesh. Sot, fjalët e mia marrin një tjetër peshë.

Po e ripostoj këtë shkrim të 18.08.2023, kushtuar profesorit Ahmet Qeriqi dhe romanit të tij “Betimi i motrës”.
Atëherë ai ishte ende mes nesh. Sot, fjalët e mia marrin një tjetër peshë.
Një ish-i burgosur politik, profesor, shkrimtar dhe një nga zërat e palodhur të Radio-Kosova e Lirë, ai i qëndroi besnik fjalës, kujtesës dhe atdheut.
Për mua ishte edhe redaktori i librit tim “24 orët e kujdesit mjekësor dhe rrëfimet e përditshme”, si dhe njeriu që u dha hapësirë disa prej poezive të mia në Radio-Kosova e Lirë.
Ndjej se i kam një borxh mirënjohjeje atij, RKL-së dhe familjes së tij.
Faleminderit, profesor.
Disa njerëz largohen nga kjo jetë, por nuk largohen kurrë nga kujtesa jonë.
18.08.2023 — ripostuar sot

Kontrolloni gjithashtu

Mr.Sc.Refik Hasani

Refik Hasani: 𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶 – 𝗦𝗳𝗶𝗱𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗮𝘁 𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲𝘀𝘁 𝗶 𝗽𝗲̈𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷𝗲̈𝘀𝗶𝘀𝗲̈ 𝗽𝗮𝗿𝗹𝗮𝗺𝗲𝗻𝘁𝗮𝗿𝗲

𝑈𝑛𝑖𝑓𝑖𝑘𝑖𝑚𝑖 𝑝ë𝑟 𝑡ë 𝑔𝑎𝑟𝑢𝑎𝑟 𝑚𝑒 𝑛𝑗ë 𝑙𝑖𝑠𝑡ë 𝑡ë 𝑝ë𝑟𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘ë𝑡 𝑝ë𝑟𝑚𝑒𝑠 “𝐾𝑜𝑎𝑙𝑖𝑐𝑖𝑜𝑛𝑖𝑡 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟”, 𝑠𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑏𝑎𝑗𝑡𝑗𝑎 …