Selim Pacolli dënon thirrjet ndaj Ramush Haradinajt: “Ai nuk është i vetëm!”

Selim Pacolli, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra në Kuvendin e Kosovës ku u kërkua vrasja e ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli ka theksuar sakrificën e madhe të Haradinajt dhe familjes së tij për lirinë dhe institucionet e Kosovës, duke dënuar sjelljen e atyre që bënë thirrje të tilla brenda Tempullit të Demokracisë. “Ai nuk është i vetëm! Derisa brohoriste nga Parlamenti i Kosovës për vrasjen e Ramush Haradinajt, i cili për këtë Tempull dha plagë, dy dëshmorë dhe një familje të tërë të mobilizuar në luftë, ai zotëria asistohej nga kotilla e tij duke kërkuar jo vetëm 20 apo 50, por 100 vjet burgim”, ka shkruar Pacolli. Në përmbyllje të reagimit të tij, Pacolli ka shprehur revoltën ndaj kësaj situate, duke nëvizuar se veprime të tilla cenohet dinjiteti i luftës çlirimtare dhe sakrifica e familjeve që dhanë gjithçka për shtetndërtimin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Vetëvendosje për te'i mbuluar skandalet në qeverisje po e nxit armiqësinë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Bekim Haxhiu kërkon shpalljen “non grata” të drejtuesve të Speciales në Kosovë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj aktgjykimit të Dhomave të …