Sot pata kënaqësinë të pres në takim Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Arbër Pajaziti, Nënkryetarin e Komunës, z. Levant Qazimi, i biri i Komandant Lleshit, si dhe z. Dardan Hyseni, bashkatdhetar, veprimtar dhe afarist i suksesshëm nga Bujanoci, me qëndrim në Gjermani.
Gjatë takimit zhvilluam një bashkëbisedim të përzemërt dhe konstruktiv për çështje me interes të përbashkët, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet shqiptarëve, në të dyja anët e kufirit.
Me këtë rast, shpreha vlerësimin dhe përgëzimet e mia për Kryetarin Arbër Pajaziti dhe bashkëpunëtorët e tij për punën, përkushtimin dhe angazhimin e tyre në shërbim të qytetarëve shqiptarë të Kosovës Lindore.
Puna dhe angazhimi për ruajtjen e identitetit kombëtar, avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe zhvillimin e trevave tona në Kosovën Lindore meritojnë respekt dhe mbështetje të vazhdueshme.
Kosova dhe Kosova Lindore janë pjesë e pandashme e kujtesës, identitetit dhe përpjekjeve tona kombëtare.
Respekt për angazhimin dhe punën tuaj!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
