Burim Ramadani kërkon fundin e vakumit institucional: “Nuk do ta lejojmë”

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të funksionalizohet dhe vendi të dalë nga vakumi institucional. Duke folur nga Kuvendi, Ramadani tha se situata aktuale mund të ketë pasoja edhe për çështje që lidhen me sigurinë dhe jetën e qytetarëve. “Ajo që e besoj dhe që e kemi shqetësim të gjithë është fakti se Kosova dhe Kuvendi duhet të jenë funksionalë. Për shembull, edhe kërcënimin me rrjedhjen e Ibër-Lepencit, sepse nuk ka kush e trajton. Edhe për çmimet e larta”, tha Ramadani. Ai theksoi se AAK-ja nuk e konteston fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet e qershorit, por kritikoi qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. “Askush nuk po ia konteston fitoren e qershorit. Bindja jonë është që ajo do të jetë fitorja e fundit. Nuk po i kontestojmë në asnjë gjë, është vetë Kurti që po konteston”, u shpreh ai. Ramadani akuzoi pushtetin për shmangie të përgjegjësive dhe tha se AAK-ja nuk do të pranojë vazhdimin e vakumit. “Gjithçka që po bëjnë është që po ikin nga përgjegjësitë. Këtë nuk do ta lejojmë. E kemi për obligim që të mos e lejojmë Kosovën të futet në vakum institucional”, deklaroi ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK heq dorë nga posti i presidentit dhe konfirmon kalimin në opozitë: Abdixhiku refuzon ofertën e LVV-së për “rol dekorativ”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur zyrtarisht se nuk …