Albin Kurti kërkon marrëveshje për një president konsensual

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të ardhshëm duhet të bëhet përmes një marrëveshjeje mes partive parlamentare shqiptare. Ai tha se kandidati duhet të jetë figurë konsensuale, me mbështetje të gjerë dhe me kontribut të dëshmuar në shoqëri. “Ju e keni parasysh që qëndrimi i LVV-së si fituese e zgjedhjeve është që presidenti i ardhshëm të jetë konsensual me mbështetje sa më të gjerë në Kuvend dhe në popull, të jetë personalitet që ka merita dhe kontribut, vlera kombëtare qytetare, por gjithashtu edhe i dëshmuar në profesion e shoqëri dhe për këtë dëshirojmë të merremi vesh në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet e reja”, tha ai. Kurti u shpreh gjithashtu se një marrëveshje për presidentin do të ndihmonte në shmangien e zgjedhjeve të reja. Ndërkohë, ai foli edhe për 100 kadetët që përfunduan trajnimin pesëmujor dhe nga tani do të shërbejnë si oficerë në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK heq dorë nga posti i presidentit dhe konfirmon kalimin në opozitë: Abdixhiku refuzon ofertën e LVV-së për “rol dekorativ”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur zyrtarisht se nuk …