Bedri Hamza: Kriza në Kosovë tashmë është edhe kushtetuese e institucionale

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka ngritur akuza të forta në Kuvend lidhur me mënyrën se si është zhvilluar procesi i konstituimit të këtij institucioni. Sipas tij, veprimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryesuesit të seancës, Avni Dehari, kanë çuar në tejkalimin e afatit kushtetues. “Jemi sot këtu së bashku me deputetët tanë dhe deputetët e Aleancës sepse LVV, Kurti, Haxhiu dhe Dehari e kanë kaluar një kufi që nuk është dashur ta kalojnë kurrë.” Hamza tha se situata nuk mund të trajtohet më vetëm si përplasje politike, pasi sipas tij janë prekur edhe funksionimi kushtetues dhe institucional i vendit. “Sot nuk kemi më vetëm kriza politike, por edhe kriza kushtetuese dhe institucionale.” Ai kritikoi gjithashtu funksionimin e institucioneve në rrethanat aktuale dhe tha se shkeljet nuk duhet të kthehen në praktikë të zakonshme.

Kontrolloni gjithashtu

LDK heq dorë nga posti i presidentit dhe konfirmon kalimin në opozitë: Abdixhiku refuzon ofertën e LVV-së për “rol dekorativ”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur zyrtarisht se nuk …