PDK-ja kërkon sërish nga Dehari vazhdimin e seancës së Kuvendit

 PDK-ja i është drejtuar përsëri kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, duke kërkuar që Kuvendi të mblidhet nesër, më 18 gusht, në orën 11:00. Përmes një letre, deputetët e PDK-së kanë shprehur shqetësimin për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit dhe mosrespektimin e afateve kushtetuese e procedurale. Sipas tyre, vonesat kanë krijuar një situatë të rëndë institucionale dhe kanë ngritur shqetësime edhe për respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. “Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në letrën e PDK-së. Partia ka kërkuar që seanca të vazhdojë sa më shpejt, në mënyrë që të hapet rruga për funksionalizimin e Kuvendit dhe institucioneve të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada angleze në Tiranë ka reaguar për protestën e militantëve të Sali Berishës dhe Ilir Metes para Bashkisë në Tiranë

Shumica e të lënduarve gjatë protestave në Tiranë janë pjesëtar të policisë

Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Ervin Demo ka bërë të ditur se gjatë protestavw në …