Albin Kurti pas takimit në Presidencë: “Unë nuk thërras seancë”

Kreu i Vetëvendosjes dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është prononcuar para mediave pas takimit me liderët politikë të thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. I pyetur nga gazetarët se pse nuk po e thërret seancën konstituive dhe nëse ka biseduar me kryesuesin e seancës, Avni Dehari, Kurti u përgjigj shkurt: “Unë nuk thërras seancë”. Takimi në Presidencë u zhvillua për të diskutuar mënyrat e tejkalimit të ngërçit institucional dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.

Kontrolloni gjithashtu

PDK kërkon seancë urgjente për ligjin për UÇK-në dhe hetim për dhunën ndaj protestuesve

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, që të thërrasë …