Besnik Tahiri: Kurti po e mban peng hapin e parë, deklarohu për gjashtë pikat e Aleancës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për moskonstituimin e Kuvendit. Tahiri tha se Aleanca mbështet konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e presidentit, por kërkoi nga Kurti që të deklarohet për gjashtë pikat e paraqitura nga partia. “Albin Kurti sot e ka ndal Kosovën mos me bërë hapin e parë. Si Aleancë ne jemi pro konstituimit të Kuvendit, jemi pro zgjedhjes së presidentit. Ne e kemi një kërkesë: vepro, deklarohu për 6 pikat tona”, tha Tahiri. Ai theksoi se Aleanca nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj dhe se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga qëndrimi i saj për mbështetjen e presidentit.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasja për konstituimin e institucioneve

Bllokada institucionale lidhet me mospajtimet rreth seancës konstituive. Ndërsa deputetët kërkojnë vazhdimin e seancës dhe …