KOMUNAT PROTESTOJNË MË 1 SHTATOR 2026

Sot, në takimin e Këshillit të Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës, u vendos që më 1 shtator 2026, në orën 11:00, të organizohet protestë në Sheshin “Skënderbeu”, përballë ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryetarët e Komunave u dakorduan që përmes kësaj proteste të kërkojnë mbrojtjen e buxheteve, pronës dhe kompetencave komunale, kompensimin e obligimeve që burojnë nga kontratat kolektive, zbatimin e normës së përvojës së punës prej 0.5% nga buxheti i nivelit qëndror, kompensimin e dëmeve nga vërshimet, financim të drejtë për komunat dhe ndalimin e ndërhyrjeve të nivelit qendror në autonominë lokale.

Protesta do të jetë paqësore, institucionale dhe jopartiake, në mbrojtje të interesave të Komunave dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Më 1 shtator, Komunat e Kosovës e ngrenë zërin së bashku, thuhet në njoftimin e Këshillit të Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhuron 100 pako ushqimore për familjet në nevojë në Viti

Në komunën e Vitisë janë shpërndarë 100 pako ushqimore për familjet në nevojë, të cilat …