Kryetari Sokol Haliti mirëpriti përfaqësueset dhe balerinat e Studios “Harmony” në Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësueset dhe balerinat e Studios së Baletit dhe Muzikës “Harmony”, e cila ka filluar veprimtarinë e saj edhe në komunën e Vitisë.

Në takim ishin të pranishme Rudina Sojeva, themeluese e studios dhe mësuese e baletit, si dhe Lendita Ahmeti, profesoreshë e pianos dhe këndimit, së bashku me balerinat e studios.

Gjatë takimit, kryetari Haliti u njoftua nga afër me punën, programet dhe synimet e “Harmony”, e cila u ofron fëmijëve dhe të rinjve mundësi për të zhvilluar talentin dhe aftësitë e tyre artistike në balet, piano, këndim dhe këndim koral.

Kryetari Haliti i përgëzoi për iniciativën dhe angazhimin e tyre, duke vlerësuar rëndësinë e krijimit të mundësive të reja për edukimin dhe zhvillimin artistik të fëmijëve dhe të rinjve.

Ai u dëshiroi shumë suksese në veprimtarinë e tyre në Viti, duke theksuar se iniciativa të tilla pasurojnë jetën kulturore dhe artistike të komunës dhe krijojnë hapësira të reja për afirmimin e talenteve të rinj.

Kontrolloni gjithashtu

Vitia përmbyll dëgjimet buxhetore për vitin 2027

Komuna e Vitisë ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal për …