Komiteti për Komunitete diskutoi për sigurinë në shkollat e komunës së Vitisë

Komiteti për Komunitete i Kuvendit Komunal të Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e shtatë të rregullt, ku një nga çështjet kryesore të diskutimit ishte siguria në shkollat e Komunës së Vitisë.

Gjatë mbledhjes është theksuar përkushtimi i institucioneve komunale për krijimin e një ambienti të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor, si dhe angazhimi i tyre në parapërgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në këtë kuadër, është vlerësuar rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve komunale, institucioneve arsimore dhe mekanizmave të tjerë përgjegjës, me qëllim që procesi mësimor të nisë në kushte sa më të mira dhe të sigurta për të gjithë nxënësit.

Anëtarët e Komitetit kanë diskutuar edhe për çështje të tjera që lidhen me komunitetet, përmes pikës “Të ndryshme” të rendit të ditës.

Mbledhja është zhvilluar në sallën e konferencave të Komunës së Vitisë dhe ka qenë e hapur për publikun.

Kontrolloni gjithashtu

Vitia përmbyll dëgjimet buxhetore për vitin 2027

Komuna e Vitisë ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal për …