Digjitalizohen shkollat e Komunës së Rahovecit

Në kuadër të projektit për digjitalizimin e shkollave, Drejtoria Komunale e Arsimit ka filluar vendosjen e tabelave digjitale në institucionet arsimore të komunës sonë.

Përfundoi vendosja e 14 tabelave digjitale, ndërsa deri në përfundim të projektit planifikohet të vendosen gjithsej 135 tabela digjitale në shkollat e Komunës së Rahovecit.

Ky projekt synon të avancojë procesin mësimor, të mundësojë mësimdhënie më cilësore dhe më bashkëkohore, si dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e kompetencave dhe shkathtësive të nxënësve.

Suksese nxënësve dhe stafit pedagogjik në këtë rrugëtim.

Kontrolloni gjithashtu

Mamografi dhe ultrazë pa pagesë gjatë muajit tetor

Në kuadër të Muajit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kryetari i komunës …