Kanë rifilluar punimet për zgjerimin e rrugës Lëbushë–Strellc në katër korsi.
Një projekt me rëndësi të veçantë për Komunën e Deçanit, që do të kontribuojë në rritjen e sigurisë në komunikacion, lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e lidhjes ndërmjet fshatrave.
Me vazhdimin e këtyre punimeve, po ndërtohet një infrastrukturë moderne që u shërben më mirë qytetarëve dhe krijon kushte më të mira për zhvillimin e komunës.