Digjitalizohen shkollat e Komunës së Rahovecit

Në kuadër të projektit për digjitalizimin e shkollave, Drejtoria Komunale e Arsimit ka filluar vendosjen e tabelave digjitale në institucionet arsimore të komunës sonë.

Përfundoi vendosja e 14 tabelave digjitale, ndërsa deri në përfundim të projektit planifikohet të vendosen gjithsej 135 tabela digjitale në shkollat e Komunës së Rahovecit.

Ky projekt synon të avancojë procesin mësimor, të mundësojë mësimdhënie më cilësore dhe më bashkëkohore, si dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e kompetencave dhe shkathtësive të nxënësve.

Suksese nxënësve dhe stafit pedagogjik në këtë rrugëtim.

Kontrolloni gjithashtu

Të lënduarat nga tragjedia e Vlorës po përmirësohen, nënkryetari i Ferizajt i viziton në Tiranë

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu së bashku me Drejtorin e Administratës, Selim Marevci, …