Raporti i Performancës së Komunave 2025 i Ministrisë së Administratës së Pushteit Lokal (MAPL) e vendos komunën Skenderajn mes komunave me rezultate të dalluara, me 100% në disa fusha të rëndësishme të performancës, si në Planifikimin Hapësonior, Transparencën Komunale, Kulturë, Rini dhe Sport, në Mbrojtjen e Mjedisit, ndërsa në Shërbime Publike (96.29) dhe Transport Publik (97.33) në vendin e dytë.
Këto rezultate ka shkruar në Facebook, nënkryetari i komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura tregojnë se Skenderaj nuk është thjesht mbi mesataren në disa sektorë, por ka rezultate maksimale në disa prej fushave të matjes.
Nuk ka nevojë për shumë fjalë kur shifrat flasin vetë, ka shkruar nënkryetari Nura.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
