Hykmete Bajrami për vdekjen e tre punëtorëve në KEK: Nëse ka neglizhencë, të ketë përgjegjësi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vdekjes së tre punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës brenda më pak se dy muajve, duke kërkuar hetim dhe përgjegjësi për rastet. Bajrami ka shprehur ngushëllime për familjet e punëtorëve, duke theksuar se humbja e tyre ka lënë pasoja të pakthyeshme për familjarët. “Në më pak se dy muaj, vetëm në KEK tre punëtorë humbën jetën në vendin e punës. Tri familjeve u ka ndryshuar jeta përgjithmonë”, ka shkruar ajo. Deputetja e LDK-së ka kërkuar që organet përgjegjëse t’i hetojnë seriozisht rastet dhe të sqarojnë rrethanat në të cilat kanë ndodhur vdekjet. “Nëse ka pasur neglizhencë apo shkelje të rregullave të sigurisë, të ketë përgjegjësi për secilin”, ka theksuar Bajrami. Ajo ka kërkuar që KEK-u, por edhe ndërmarrjet e tjera publike dhe kompanitë private, të rrisin masat për mbrojtjen e punëtorëve dhe përmirësimin e kushteve të punës. Bajrami ka kritikuar gjithashtu nivelin e mbikëqyrjes, duke kërkuar nga Inspektorati Qendror i Punës që të shtojë kontrollet dhe të ndërmarrë masa konkrete për parandalimin e aksidenteve në vendin e punës.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Kritikat Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë të gabuara

Profesori universitar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Eduart Xhozef ka vlerësuar se kritikat e …