Sadik Halitjaha: LETËR E HAPUR PUBLIKE: – TË BASHKUAR FITOJM, TË PËRÇARË HUMBIM!

Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Të nderuar liderë politikë,
Të nderuar aleatë ndërkombëtarë,
Nëna e baballarë,
Të rinj që ëndërroni për një të ardhme të Kosovës,
Veteranë që derdhët gjak për këtë tokë!
KOSOVA PO LENDOHET , JO NGA DHIMBJA, POR NGA SHPRESA E HUMBËR
Ka diçka që po e mbyt zemrën e këtij vendi.
Nuk janë plumbat që fishkëllijnë mbi krye, sepse lufta ka mbaruar.
Nuk është uria, sepse bukë kemi.
Nuk janë kufijtë e cënuar, sepse të lirë jemi.
Është ndarja. Është mosbesimi. Është egoja e politikës që po na ha më shumë se çdo armik i jashtëm.
Dhe unë po ju them diçka që e dini në zemrën tuaj, por keni frikë ta thoni e ta pranoni me zë:
Nëse nuk bashkohemi tani, nuk do të kemi më kohë.
Sepse fëmijët tanë po ikin. Njëri pas tjetrit. Nga shkolla, nga shtëpitë, nga kjo tokë që ne për këtl e derdhëm gjakun për ta mbajtur gjallë e të lirë. Po ikin sepse nuk shohin dritë dhe shpresë .
Po ikin sepse politika jonë po ndërton mure mes nesh, derisa bota po ndërton ura anë e këmd.
Por unë besoj ende,edhe ju duhet të besoni.
Sepse Kosova e ka dëshmuar më parë , jo një herë, por dy herë , se atëher kur duhet, ne dimë të jemi bashkë.
Dhe kur jemi bashkë, ne fitojmë. Gjithmonë.
PROVA E PARË NË VITINË: 1999 – KUR QEM SË BASHKU DHE U NGRITËM SË BASHKU
Mendoni pak.
Viti 1998-1999. Bombat po binin. Fëmijët po vdisnin. popullata po iknin nëpër male. Trupat e vëllezërve tanë ishin të shpërndarë nëpër ara dhe male.
Dhe ne nuk ishim të ndarë?
Në Rambuje, politikanët tanë , ata që sot nuk flasin dot me njëri-tjetrin , u ulën në të njëjtën tryezë. Ata që ishin kundërshtarë brenda Kosovës, u bënë një zë i vetëm para botës.
U bashkuan partitë.
U bashkua UÇK-ja.
U bashkuan intelektualët, diplomatët, i gjithë kombi.
Jeni dëshmitar çfarë ndodhi?
NATO-ja na mbështeti. SHBA-ja na dha krah. Dhe ne fituam LIRINË.
A e dini pse aleatët tanë na mbështetën?
Sepse ata panë një popull të bashkuar e me dinitet. Ata nuk panë një popull që grinden për karrige.
Ata panë një popull që është gati të sakrifikojë gjithçka për liri.
Nëse në 1999 nuk do të ishim bashkuar , a do të ishim të lirë sot?
Përgjigjja: JO.
PROVA E DYTË: 2008 – KUR BASHKUAM DUARËT E LINDËM SHTETIN
Kur erdhi viti 2007.
Kosova ishte në pritje. Aleatët na kishin thënë qartë:
“Doni pavarësi? Atëherë tregoni se jeni të pjekur. Formoni një qeveri koalicioni.
Tregohuni se politika e juaj nuk është luftë civile, por shkollë demokracie.”
Në atë kohë, PDK dhe LDK ishin armiqtë më të ashpër politikë. Por ata e kuptuan se Kosova është më e madhe se partitë.
Atëher u ulën në tryezë. Larguan egot. Larguan inatet.
Dhe më 17 shkurt 2008, Kosova u bë SHTET.
SHBA-ja na njohu brenda pak orësh. Pastaj Britania, Franca, Gjermania, e më pas më shumë se 100 shtete në mbarë botën.
A e dini pse aleatët tanë na mbështetën edhe një herë?
Sepse ata panë se ne dijmë të jemi bashkë kur është interesi kombëtar.
Po sikur në 2008 të mos ishim bashkuar?
Përgjigjja: Pavarësia do të vonohej, ndoshta do të humbiste, dhe Kosova sot mund të mos ishte shtet i njohur.
2023 – KUR TERRORISTET U AKTIVIZUAN, NE U NGRITËM
Më 24 shtator 2023, bota e pa një skenë që na ktheu vite mbrapa.
Një grup terrorist, i udhëhequr nga Milan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë. Ata ishin të armatosur rëndë. Ata kishin plane aneksimi. Ata kishin mbështetje nga Beogradi. Ata kishin vite të tëra duke mbajtur peng veriun e Kosovës.
Dhe në atë sulm, ra heroi ynë – rreshteri Afrim Bunjaku.
Ai vdiq duke e mbrojtur shtetin e tij Kosovën e shtrejtë.
Ai vdiq që ne të mos kishim frikë. Ai vdiq që ky vend të ishte i lirë.
Krimi nuk mund të mbetet i pandëshkuar përgjithmonë.
Pas sulmit, autoritetet tona , të ndihmuara nga aleatët amerikan dhe KFOR-i – u ngritën në këmbë.
Çfarë ndodhi?
· Grupi terrorist i Radoiqiqit u dëbua me forcë nga Kosova.
· Strukturat ilegale serbe u çmontuan njëra pas tjetrës.
· Rrjetet e krimit të organizuar u goditën në rrënjë.
· Policia e Kosovës vendosi kontroll të plotë në Veri.
Sot, pas më shumë se dy dekadash, Veriu i Kosovës është nën kontrollin e plotë të institucioneve të Republikës.
Sovraniteti ynë tani shtrihet në çdo skaj të Kosovës , nga jugu ne veri nga lindja deri në perendimi.
Aleatët tanë na thonë: TANI TË JENI GATI.
2026 – KOSOVA ËSHTË GATI, POR POLITIKA PO NA VONONË
Tani kemi sovranitet të plotë.
Tani nuk ka më struktura ilegale në Kosovë.
Tani nuk ka më grupe kriminale që financohen nga Serbia.
Tani Kosova është një shtet i kontrolluar, i sigurt dhe i denjë për të u ulur në tryezën e NATO-s dhe të BE-së.
Por ka diçka që po na mban peng.
Nuk është Serbia.
Nuk është ndonjë armik i jashtëm.
Janë politikanët tanë që nuk flasin me njëri-tjetrin.
Aleatët tanë na kanë thënë qartë:
“Sovranitetin e keni. Tani na duhet uniteti politik. Na duhet një qeveri me shumicë të fortë që të i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare.
Na duhet një Kuvend që të japë dritën jeshile për integrim.”
Dhe këtë e siguron vetëm një koalicion i VV-së dhe PDK-së.
ÇFARË KËRKOJNË NATO DHE BE?
1. Ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare:
· Marrëveshja e Ohrit,
· Marrëveshjet për energjinë dhe telekomunikacionin,
· Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe (në pajtim me Kushtetutën).
2. Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.
3. Pajtimi me komunitetin serb dhe të drejtat e pakicave.
4. Reforma në Forcën e Sigurisë së Kosovës për standardet e NATO-s.
Këto nuk janë kërkesa të pamundura. Por ato nuk mund të kalohen nga një qeveri e përkohshme në detyr, pa shumicë, pa vullnet politik.
Situatat kërkojnë një koalicion të gjerë.
Situatat kërkojnë që VV dhe PDK të veprojn së bashku.
THIRRJA PËR VV-në DHE PDK-në
PËR LIDERËT E VV-së:
Ju keni qenë zëri i ndryshimit. Ju keni pasuruar sistemin. Ju keni sjellë reforma që askush nuk guxonte të i prekte.
Por qeverisja nuk është vetëm pushteti. Qeverisja është krijimi, dhe ndërtimi i shtetit kërkon përfshirje, jo përjashtim. Kërkojn zgjatje dore, jo mbyllje dyerësh.
Tregoni pjekuri. Tregoni se populli dhe Kosova më të mëdha se partia.
Uluni në tryezë me PDK-në. Për Kosovën.
PËR LIDERËT E PDK-së:
Ju keni qenë partia e pavarësisë. Ju e çuat Kosovën në shtetësi. Në vitin 2008, ju treguat se dini të zgjatni dorën.
Sot ju kërkohet ta bëni përsëri.
Hyni në koalicion me VV-në. Jo për pushtet, por për të ardhmen e Kosovës. Jo për vete, por për fëmijët që po ikin nga Atdheu.
Kosova ju ka parë dikur Heronjë. Tani tregoni se jeni shtetarë,shtetëformues. Ma shum se kurrë na duhet patriotizmi shtetror.
PSE NUK MUND TË PRESIM MË?
Sepse çdo ditë që kalon, një familje tjetër po i paketon valixhet.
Sepse çdo muaj që kalon, një shkollë tjetër po zbrazet dhe mbyllet në munges të nxenësve.
Sepse çdo vit që kalon, Kosova po humb gjeneratën e saj më të ndritur dhe ma të vlershme.
A e dini çfarë më dhemb më shumë?
Kur shoh një djalë apo vajzë 18-vjeçare që ëndërron të studiojë në Prishtinë, por po e planifikon të ikë në Gjermani. Jo sepse nuk e do Kosovën. Por sepse nuk e sheh të ardhmen, i ësht vrarë shpresa.
Por kur Kosova të jetë në BE dhe në NATO, çdo i ri do të dijë se mund të qëndrojë këtu pa pasur nëvoj të kërkoj vendë tjetër për jet më të sigurt.
· Do të ketë punë.
· Do të ketë siguri.
· Do të ketë dinjitet.
Dhe atë ditë, asnjë prind nuk do të qajë më për largimin e fëmijëve të tij.
EPILOG: TË BASHKUAR MUNDEMI
Kosova ka kaluar nëpër errësirë.
Ka parë vdekje.
Ka parë lot.
Ka parë shkatërrim.
Por ka parë edhe diell. Ka parë liri. Ka bërë shtet.
Dhe çdo herë që ka parë diell, ka qenë e bashkuar.
· Në 1999, të bashkuar fituam LIRINË.
· Në 2008, të bashkuar fituam PAVARËSINË.
· Sot, në 2026, le të bashkohemi për të fituar EVROPËN DHE NATO-n.
THIRRJA FUNDIT
Unë po ju them, nga zemra:
Lërini mënjanë egot.
Lërini mënjanë inatet.
Lërini mënjanë llogaritë.
Kosova është më e madhe se çdo parti.
E ardhmja e fëmijëve tanë është më e shenjtë se e kaluara e inateve tona.
VV dhe PDK uluni bashkë në tryezë!
Formoni koalicionin qeverisës!
Ratifikoni marrëveshjet ndërkombëtare!
Çojeni Kosovën në NATO dhe BE!
Sepse nëse nuk e bëjmë tani ,
Kur do ta bëjmë?
Kur të ikë edhe brezi i fundit?
A thua atëher kur të mbetemi vetëm me rrënoja dhe kujtime?
JO. NUK MUND TË PRESIM MË.
TË BASHKUAR FITUAM LIRINË.
TË BASHKUAR FITUAM SHTETIN.
TË BASHKUAR DO TË FITOJMË EVROPËN!
KOSOVA SA HER JEMI BASHKUAR KEMI FITUAR!
Kjo letër publike i dedikohet çdo nëne që është lutur për paqe, çdo babai që ka punuar për bukën e fëmijëve, çdo të riu që beson se Kosova mund të jetë shtëpi, çdo veterani që nuk u dorëzua kurrë, dhe çdo qytetari të Kosovës që dëshiron të jetojë në paqe dhe dinjitet.
Kosova është e jona.
E ardhmja është e jona. Le të mos e humbim kot për inate e teket tona.
Të jemi shembullë i tolerances shembull i unitetit i demokracis.
Me dinitet me besnikri e miqsi te sinqert do te arrim fitoret në të ardhmen!
Të kemi dinitet vlera dhe pesh ndikimi në botë do të na përkrahin Aleat.
Rroftë patriotizmi shtetror, rroftë pajtimi dhe bashkimi mes neshë, për Shtet.
22 gusht 2026

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Halimi: KONTEKSTI HISTORIK DHE INTELEKTUAL I SHKRIMIT “NJOHJA E HISTORISË APO KËRKESA POLITIKE PËR GORËN DHE GORANËT”

Në krijimtarinë historiografike të Qemal Matajt, një vend të veçantë zë edhe studimi polemik “Njohja …