Deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka publikuar dokumentin që dëshmon se zyrtarë të ndërmarrjes publike Trainkos kanë udhëtuar në Serbi për riparimin e vagonëve. Haradinaj ka reaguar ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Artane Rizvanolli, nën autoritetin e së cilës funksionon kjo ndërmarrje. Në dokumentin e publikuar nga Haradinaj, Komisioni për Pranim të Projektit “Riparim i Mesëm i Vagonëve” njofton drejtuesit e Trainkos se anëtarët e komisionit kanë udhëtuar në Serbi lidhur me këtë projekt. Haradinaj ka ngritur gjithashtu çështjen e punëtorit të Trainkos, Asdren Ademi, për të cilin pretendon se i është ndërprerë marrëdhënia e punës pas një komenti të bërë në Facebook. Ai ka kërkuar përgjegjësi për mënyrën se si është menaxhuar kjo çështje dhe ka vënë në pikëpyetje vendimet e ndërmarrjes publike.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
