Michael Murphy: B e H mund ta njohë Kosovën, SHBA-ja të vendosë bazë ushtarake

Ish-ambasadori i SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë, Michael Murphy, ka ngritur mundësinë që Bosnja dhe Hercegovina ta njohë Kosovën dhe që Shtetet e Bashkuara të vendosin një bazë ushtarake në këtë vend. Duke komentuar një tekst që promovon pavarësinë e Republikës Srpska, Murphy e ka cilësuar atë si një përpjekje për të ndryshuar narrativën politike në Washington, por ka thënë se prej tij mund të nxirren edhe disa ide. Sipas Murphy, disa anëtarë të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës mund të propozojnë njohjen e Kosovës, si dhe t’i ofrojnë SHBA-së një bazë ushtarake. Ai ka përmendur mundësinë e rikthimit të forcave amerikane në Tuzlla, ku kanë qenë të stacionuara pas luftës, ose krijimin e një baze të re në Brçko. “Të dyja do të ishin në kohën e duhur”, ka shkruar Murphy. Ndërkohë, autori i tekstit, Jose Leva Alvarez, kishte argumentuar se SHBA-ja duhet ta njohë pavarësinë e Republikës Srpska, duke bërë edhe pretendime të diskutueshme për historinë dhe statusin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kontrolloni gjithashtu

Arian Tahiri kërkon zbatimin e plotë të ndryshimeve në Ligjin për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, e ka vlerësuar si arritje të rëndësishme …