Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka ngushëlluar familjen Kryeziu me rastin e ndarjes nga jeta të pjesëtarit të Policisës së Kosovës, Altin Kryeziu.
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Altin Kryeziu, i cili, pas aksidentit të ndodhur ditë më parë në krye të detyrës, nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kryeziu, kolegët, miqtë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.
Humbja e Altinit është një dhimbje e madhe për familjen dhe një humbje për institucionin e Policisë së Kosovës, të cilit ai i shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm.
Në këto momente të vështira, jemi pranë familjes së tij, duke ndarë dhimbjen dhe pikëllimin për këtë humbje të rëndë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Altin Kryeziun.
Me pikëllim,
Ekrem Kastrati
Kryetar i Komunës së Malishevës.