Në Skenderaj nënshkruhet Marrëveshja për Financimin e Programeve të Banimit

Të hënën. kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, nënshkroi Marrëveshjen për Financimin e Programeve të Banimit me znj. Fitore Pacolli, ministre e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për bashkëfinancimin e Objektit Ç, me vlerë prej 4.4 milionë euro, të kredituar nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës.

Ky projekt, i cili hyn në kuadër të Banimit Social Adekuat, u dedikohet me prioritet familjeve të dëshmorëve të Komunës së Skenderajt, si një obligim institucional dhe moral ndaj familjeve që kanë dhënë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës.

Pas Objektit U, edhe Objekti Ç po bëhet realitet!

Komuna e Skenderajt do të vazhdojë punën për realizimin edhe të Objektit K, me synimin për të kompletuar tërësisht kompleksin UÇK dhe për të përmbushur një tjetër zotim ndaj familjeve që kanë dhënë shumë për lirinë e Kosovës, ka deklaruar i pari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka zgjatur afatin për aplikim në Provimin e Maturës Shtetërore

NJOFTIM NGA DREJTORIA E ARSIMIT NE DEÇAN Të nderuar maturantë, Ju njoftojmë se Ministria e …